Goma të vjetra dhe mjete nga material ndërtimi mund të përdoren për të shtruar rrugët, në mënyrë që plehrat të mos shkojnë në landfille, kanë treguar kërkuesit.

I zhvilluar nga kërkues australianë, materiali i ri për të shtruar rrugës është i pari që përdor këto kombinime për të optimizuar standardet e sigurisë.

Materiali i ricikluar është i modeluar për tu përdorur si shtresë bazë.

Ai ka avantazhin e të qënit më fleksibël se materialet e tjera, për shkak të gomës. Kjo besohet se do të bëjë që rrugët të mos cahen.

Sipas skuadrës, ky material do të jetë edhe më pak i kushtueshëm.


Flash Lajme

Më të lexuarat