Një anije kozmike e NASA-s sapo zbuloi një oqean të fshehur në sistemin tonë diellor.

Sonda e agjencisë Dawn, që orbitoi rreth planetit Ceres, i cili ndodhet brenda brezit asteroid midis Marsit dhe Jupiterit, për tre vjet para se t’i mbaronte karburanti në 2018.

Tashmë, Dawn i ndihmoi studiuesit të mësonin se ato njolla të ndritshme në sipërfaqe të planetit ishin një përbërje e quajtur karbonat natriumi, i cili përbëhet nga natriumi, karboni dhe oksigjeni. Ajo kore e kripur ka të ngjarë të vijë nga lëngu që avullonte në sipërfaqen e Ceres.

Të hënën, një seri studimesh të publikuara shfaqnin përfundimisht se uji i kripur vinte në sipërfaqen e planetit xhuxh nga një rezervuar nëntokësor rreth 25 milje i thellë dhe qindra milje i gjerë.

“Kjo e lartëson Ceres në statusin e ‘botës me oqean’,” i tha Reuters Ray Carol, studiuesit kryesor për misionin Dawn.

Ceres tani është pretendent për jetë aliene, sikurse dhe hënët e Jupiterit, Europa. Por në dallim nga Europa, Ceres-i është një planet më i ngrohtë, çka e rrit propabilitetin për gjetjen e ndonjë jete aliene.SCAN,Burimi: Business Insider


Flash Lajme

Më të lexuarat