Kështu mund të ndiqen koncertet në të ardhem, kjo për shkak të distancës që duhet të mbajë secili në mënyrë që të mos përhapet koronavirusi.

Një provë e tillë është bërë nga organizatorët e koncertit të muzikantit Sam Fender, në Njukasëll, Angli.

Ishin rreth 2 mijë e 500 fansa të artisitit të cilët u mblodhën në një fushë, por si asnjëherë më parë në koncerte të tjera.

Distancimi social u zbatua që në mbërritje në parkun Gosforth. Në parkim, makinat qëndronin 2 metra distancë nga njëra-tjetra.

Njerëzit u vendosën në disa platforma metalike në grupe me nga 5 vetë, ndërsa pijet u porositën përmes një aplikacioni dhe u dërgoheshin njerëzve në platformat e tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All