Britanikët përjetuan një mot të çuditshëm. Temperaturat shkuan menjëherë -5 gradë Celcius dhe kjo ishte nata më e ftohtë e shtatorit e regjistruar në 23 vjet.

Qytetarët e West Yorkshire u zgjuan me borë.

Po ashtu, u regjistruan reshje breshëri në Skoci e Warwickshire, si edhe stuhi rrufesh. Një pjesë e vendit mbeti pa energji elektrike.

“Stuhi e furishme, pa energji elektrike, dimri erdhi menjëherë. Një tjetër shaka klasike e vitit 2020”, tha Carey Davies, një qytetar që fiksoi momentet e stuhisë.


Flash Lajme

Më të lexuarat