Autori i shkrimet është David Klaubert, që synon të gjejë rrënjët e kësaj dashurie për makinën Mercedes.

Mënyra se si e ngasin makinën në Shqipëri është ashtu siç e kisha imagjinuar: Fast and furious, shpejt dhe egërsisht.

Gjëja e dytë që të bie në sy është dashuria e shqiptarëve për Gjermaninë.

Shenjat e kësaj dashurie bien në sy kudo në Tiranë: Hotel Jurgeni, firma “Deutschcolor”, Mobilje Gjermane, lokal “St. Pauli”.

Madje një polic më tregon në celular foton e të bijës gjatë botërorit, e veshur me ngjyrat e flamurit gjerman.

Gjëja e tretë që të bie në sy është dashuria për yllin me tre cepa. Mercedes-at janë kudo në rrugë, që nga furgonat e deri tek makinat e varrimit.

Kaq shumë njerëz që fitojnë në Shqipëri dhe që duan të bien në sy nuk mund të ketë.

Por këtu Benz-i është si Volkswagen.

Si dreqin ndodh kjo?

Në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit, makinat nisën të vijnë në vend.

Markat europiane si Fiat, Peugeot, Opel.

Por nuk u rezistonin shumë rrugëve me gropa në Shqipëri.

Të vetmet që mbijetonin në rrugë ishin makinat Mercedes-Benz.

Sipas gazetarit, ndarja e tregut është e tillë sa 70 përqind e makinave janë Mercedes.

Por vitet e fundit kanë nisur të hyjnë ndjeshëm në treg marka të tjera.

Megjithatë dashuria për makinat Mercedes vazhdon.

Kjo për shkak se edhe një mekanik fshati e njeh mirë këtë makinë.

Pjesët e këmbimit janë të lira, më të lira se markat e tjera.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All