Zeynep K., fillimisht u shpreh se i morri jetën djalit sepse ai nuk shkonte në shkollë dhe më vonë ndryshoi deklaratën në polici duke u shprehur se djali i saj e kapi në shtrat me fqinjin e tyre, me iniciale K.Y.

I riu Necmi Talha 11-vjeç, u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve nuk u rikthye në jetë.

Sipas ekzaminimeve të para, ai ishte ngulfatur me jastëk.

“Ai ishte një nxënës i suksesshëm dhe më i miri i klasës së tij”, u shpreh mësuesi i vik.timës.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të mëdha në media dhe në rrjetet sociale.


Flash Lajme

Më të lexuarat