00:12 | 3 Dhjetor 2020

Deri para një viti, fjala pandemi ishte pothujase e papërfaqësuar në kërkimet në internet, por duke pasë parasysh krizën që solli koronavirusi, kjo fjalë është kthyer në më të kërkuarat.

“Ndonjëherë një fjalë përcakton një periudhë dhe në këtë vit është sigurisht fjala ‘pandemi’, e cila menjëherë morri hov në kërkimet tona si fjala më e kërkuar këtë vit”, tha Merriam-Ëebster, raporton ABC Neës, transmeton portal arbresh.info

Sipas shtëpisë botuese, kërkimet për fjalën ‘pandemi’ kanë filluar më 20 janar, të njejtën ditë kur edhe është regjistruar rasti i parë i infeksionit në SHBA.

Njerëzit e vitit 2020 sipas revistës amerikane “People” janë…

“Njerëzit padyshim që po i kushtonin më shumë vëmendje lajmeve dhe përshkrimeve të hershme të natyrës së sëmundjes në fillim. Në fillim të marsit, fjala u kontrollua mesatarisht 4,000 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë në 2019. “, shpjeguan ata nga Merriam-Ëebster.

Sidoqoftë, rritja e kërkimit të fjalës ‘pandemi’ ka ndodhur më 11 mars, kur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli zyrtarisht pandeminë për shkak të koronavirusit.

Merriam-Ëebster e përkufizon “pandeminë” si “një shpërthim të një sëmundjeje që ndodh në një zonë të gjerë gjeografike dhe zakonisht prek një pjesë të konsiderueshme të popullsisë”. Ndër dhjetë fjalët e tjera më të kërkuara në vitin 2020 janë “koronavirus” dhe “karantinë”./arbresh.info/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All