Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të mërkurën se njerëzit, përfshirë fëmijët mbi moshën 12 vjeç, gjithmonë duhet të mbajnë maska ​​në dyqane, vende pune dhe shkolla, dhe gjithashtu kudo ku nuk është e mundur ajrosja.

Por Agjencia Suedeze e Shëndetësisë, e cila qëndron pas strategjisë “me lëshime” dhe jo drastike, hodhi poshtë rekomandimet për të mbajtur maska, duke përmendur prova të dobëta të efektivitetit të tyre dhe frikën se maskat mund të përdoren si një justifikim kundër izolimit kur shfaqen simptomat.

“Maskat e fytyrës mund të jenë të nevojshme në disa situata. Këto situata nuk janë shfaqur ende në Suedi, duke pasur parasysh dialogun tonë me rajonet,” i tha Anders Tegnell, epidemiologu kryesor suedez.

“Të gjitha studimet e deritanishme sugjerojnë se është shumë më e rëndësishme të mbash një distancë sesa të veshësh një maskë”, tha Tegnell.

Kryeministri Stefan Lofven njoftoi të enjten se shkollat ​​e mesme do të kalojnë në online deri në fund të vitit në një përpjekje për të luftuar një valë të dytë serioze të koronavirusit.

Suedia konfirmoi 35 viktima të reja COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7,007.

Në 24 orët e kaluara, ajo pati 6,485 infeksione të reja, më pak se dy javë më parë kur konfirmoi 7,240 infeksione.

Shkalla e vdekjeve për frymë në Suedi është disa herë më e lartë krahasu


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All