Lajme

Colors: Purple Color

Fjala e plotë e Nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatë Kushtetuese

Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, të datës 23 mars 2020, të shprehur përmes konferencës për media.

Policia në aksion

Policia në aksion

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 47 persona të cilët nuk i kanë zbatuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Arrestimet janë bërë në qytete të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka vlerësuar anti-kushtetuese masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lirisë së lëvizjes, si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së kornavirusit.

Gjykata, të martën përmes një komunikate, ka njoftuar se vendimi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si afat për shfuqizimin e këtij vendimi ka lënë datën 13 prill.

Ish ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak pritet që këtë javë ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Sipas një dokumenti të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, Lajçak do të marrë postin e ri me 2 prill, për një periudhë një vjeçare, një ditë pasi ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij.

Flash Lajme

Më të lexuarat