Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Deri më tani raportohet se një automjet i tipit “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar më pas në kanal.

Besohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit me shpejtësi tejet normave të lejuara, gjë që ka sjell humbjen e kontrollit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur 2 maturantë, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2019,​ në rrugën Korçë-Voskop, në vendin e quajtur “Porta e Gurtë”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K.K, banues në Maliq, ku për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, si edhe shtetasi O.A, banues në Korçë, pasagjer në mjet.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat