RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”.

Gjithësesi, pa pjesëmarrjen e opozitës, sipas jush, a do ishin të vlefshme zgjedhjet e qershorit?

Shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme. Janë 60.6% e shqiptarëve që ndajnë këtë mendim. Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë.

Tabela 6: Jo zgjedhje pa opoziten 

Pyetja: Sipas jush, mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës?

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.

Tabela 5: Shqiptaret kunder opozites per te mos marre pjese ne zgjedhje

Pyetje: Ju jeni dakord apo jo në lidhje me vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 30 qershor?

52.9% e shqiptarëve thonë se janë kundër vendimin të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa 37.6% e të anketuarve janë përgjigjur se janë dakord me vendimin e opozitës. 9.5% janë përgjigjur “nuk e di”.

Tabela 4:  Shqiptarët kundër zgjedhjeve të parakohshme 

Pyetjes: Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, ju jeni pro apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?

Kundër zgjedhjeve të parakohshme janë 42.2% e shqiptarëve, një shifër kjo në rënie, pasi në sondazhin e 3 prillit 51.9% nuk donin zgjedhje të parakohshme.
Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë 40.2% e shqiptarëve, duke pësuar një rritje krahasuar me sondazhin e parë sipas të cilit vetëm 28.9% ishin për zgjedhje të parakohshme.  Ndërsa 15.6% nuk kanë pranuar të përgjigjen, krahasuar me 19.2% nga sondazhi i kaluar.

Tabela 3: Shumica e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën për protestën

Pyetja: A ndani të njëjtin mendim me opozitën në lidhje me protestën?

Shqiptarët janë kundër opozitës për mbajtjen e protestave. 49.8% thonë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, krahasuar me 38.1% nga sondazhi i 3 prillit.

Kësaj pyetje, 25.7% e të anketuarve i janë përgjigjur se ndajnë plotësisht të njëjtin mendim me opozitën. Ndërsa qytetarët që ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me opozitën janë 23.6%. 0.9% e shqiptarëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje.

Flash Lajme

Më të lexuarat