Një 25-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Hasit. Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari dyshohet si autor i vjedhjes së ndodhur më datë 21.05.2019 në zonën e Krumës.

Shtetasi me inicialet K.Ll., banues në fshatin Kishaj, Has u arrestua gjatë orëve të para të ditës së djeshme pasi ka thyer xhamat e tre lokaleve si dhe ka marrë një sasi lekësh dhe pije.

Njoftimi i plotë:

Patrulla e  Policisë së Hasit kap në flagrancë 25 vjeçarin duke vjedhur.

Gjithashtu, 25 vjeçari dyshohet edhe si autor i vjedhjes së ndodhur më datë 21.05.2019, po në qytetin e Krumës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Has, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

-K.Ll., vjeç 25, banues në fshatin Kishaj, Has.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë orëve të para të ditës së djeshme, ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, 25 vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21.05.2019.

Në cilësinë e provës u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën  penale “Vjedhja”.

Flash Lajme

Më të lexuarat