Pas çeljes së fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Basha shprehet se nuk do të bëj asnjë hap pas dhe përmes postimit ka ftuar qytetarët shqiptarë t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve! Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00.

Flash Lajme

Më të lexuarat