Një aksident tragjik i ka marrë jetën 35-vjeçarit shqiptar në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet me dije se një shqiptar i identifikuar si Shpëtim Halili, po udhëtonte rreth orës 00:24 me motor përgjatë rrugës nga Arezzo drejt Capolona, ndërsa është përplasur me një makinë.

Sakaq, mësohet se 35-vjeçari kishte plagë të rënda në fytyrë, nga përplasja e fortë.

Ndërsa motori me të cilin ai udhëtonte u gjet në anë të rrugës. Në vendngjarje ishte po ashtu edhe shoferja e mjetit që përplasi shqiptarin.

“Nuk po lëviz, ka vdekur“, mësohet tu ketë thënë ajo forcave të policisë.

Ndërkaq, në momentin kur ndodhi aksidenti, shqiptari ishte duke u kthyer nga puna e tij. 35-vjeçari, i martuar dhe baba i një djali kishte më shumë se 20 vite në Itali, dhe kishte arritur të hapte restorantin e tij.

Në vendngjarje mjekët u munduan t’i shpëtonin jetën shqiptarit, por ishte e pamundur.

Në fotot e publikuara nga mediat italiane shihet trupi i shqiptarit i shtrirë në tokë.

Flash Lajme

Më të lexuarat