Opozita zhvillon sot në orën 19:00 protestën e shtatë kombëtare, ku do të kërkojë edhe një herë largimin e Edi Ramës dhe formimin e një qeverie tranzitore për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryeopozitari Basha, përmes një njoftimi para protestës, thotë se nuk do të ketë asnjë hap pas. Bashkëngjitur me një video, kreu i PD ka bërë thirrje për një protestë masive në orën 19:00.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës.

“Pushteti i krimit ka rënë! Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia është e kapur!
Biznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!

Nuk durohet më!

Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Flash Lajme

Më të lexuarat