Moderatorja e emisionit ‘Tempora’, Sonila Meço, lexoi gjatë transmetimit live një lajm ku gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, paralajmëronte publikimin e 6 përgjimeve të plota, përmes të cilave sipas tij tregohet sesi Partia Socialiste bleu votat në Shijak dhe Durrës.

‘Zoti Strazimiri kam një lajm të orës së fundit dhe nuk e di nëse keni dijeni. Gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në jetë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës’, tha Meço.

Në një komunikim me Faxneës Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.

Njoftimi i gazetarit:

‘Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë regjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë regjistrime. Ne do të kemi gjashtë regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikan dhe votues’.

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha se nuk kishte me shumë informacion rreth kësaj përveç asaj çfarë kishte lexuar edhe ai në internet.

Flash Lajme

Më të lexuarat