Të dënuar për masakrën e Pukës në vitin 2012, tre vëllezërit prej tre ditësh janë në grevë urie. Anton, Sokol dhe Bardhok Permarkaj refuzojnë ushqimin që u jepet në burgun e Burrelit.

Vëllezërit teksa vuajnë dënimin, shprehen se po i mohojnë të drejtat dhe se po i fshehin dokumentet. Po ashtu, sipas tyre për këtë çështje kanë njoftuar Drejtorinë e Burgjeve si dhe Ministrinë e Drejtësisë por pretendojnë se nuk janë përfillur.

Por për çfarë po vuajnë dënimin vëllezërit Permarkaj?

Anton, Bardhok dhe Sokol Permarkaj, janë dënuar si autorë të masakrës që ndodhi  më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë.  Në këtë ngjarje të rëndë mbetën të vrarë nga breshëria e plumbave Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Motivet e këtij krimi ishte një konflikt për pronësinë. Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve. Dy vëllezërit Permarkaj, Antoni dhe Sokoli janë dënuar me burgim të përjetshëm  ndërsa Vëllai tjetër, Bardhoku u dënua me 22 vjet. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është dënuar edhe kushëriri i tyre Fran Përmarja me 24 vjet heqje lirie.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All