Gazetari gjerman i BILD përgjigjet për dosjen 339/1 dhe sulmin që po i bëjnë njerëzit pranë Ramës për ta shantazhuar. “Në Shqipëri mafia ka lokale të veta dhe unë e kam informata për laboratorët e drogës”

Peter Tiede, gazetari gjerman që publikoi në “BILD” 6 përgjime të dosjes 339/1, i pyetur dje nga gazetari Ylli Rakipi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në “News 24” nëse po sulmohet pas stuhisë që ka ngritur në Shqipëri, ka thënë se disa njerëz afër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po publikojnë shkrime të vjetra rreth tij, për ta intimiduar. Thuhet se Rama po ju intimidon përmes RT ruse ishte pyetja për gazetarin, i cili përgjigjet, ishte pyetja për gazetarin i cili u përgjigj kështu. “Është një keqkuptim, persona nga rrethi i kryeministrit kanë postuar artikuj të vjetër të RT në Gjermani me qëllime propagande rreth meje. Këto artikuj sot i kanë postuar njerëzit afër Ramës që të më intimidojnë mua”. Tiede tha gjithashtu se është mjaft i informuar rreth situatës në vend,  ndërsa nuk la pa përmendur lokalet e mafies dhe laboratorët që disponojnë. “Shqipëria ja ka kaluar Marokut.  Nuk bëhet fjalë vetëm për marijuanë. Serbia. Mafia shqiptare është eksportuesi  kryesorë për heroinën. Nëpërmjet mafies italiane në portin e Vlorës kalon në Gjermani. Nëse flasim për zonën e Hasit kemi shumë familje që jetojnë në Britaninë e  Madhe në salla të mëdha.  Në Maltë gjatë një kontrolli rutinë janë gjetur 3 kontejnerë. Ata ishin të mbushur me kokainë. Në gjermani kemi gjetur kokainë të fshehur mes kontejnerit të bananeve, bëhej fjalë për një tregtar shqiptar”. I pyetur se sa është numri i tij, Tiede u shpreh “Unë vetëm dhe disa ndihmës. Përse Prokuroria shqiptare nuk ka personel të mjaftueshëm? Kush i nxit njerëz si  Dritan Zagani të largohen nga Shqipëria? Besoj se për këto gjëra duhet të flitet në Shqipëri, është problem i strukturave”.

Laboratorët e drogës

Gazetari i “BILD” iu përgjigj edhe interesimit, nësë ka takuar ndonjë nga zyrtarët e Prokurorisë për Krimet e Rënda. “Në faqen time të Facebook kam publikuar disa foto që vërtetojnë se kam qenë në Shqipëri. E di shumë mirë si bare  të ndryshme të ndryshme të bregdetit përdorin material për t’i mbrojtur nga dëmtimet e rërës.  Mafia ka lokale të veta dhe unë e di se ku ka laboratorët e drogës. Unë kam udhëtuar këtë vit në Shqipëri dhe e di për tregun e marijuanës dhe jo të gjithë e dinë se çfarë po ndodh me të. Të gjithë e dinë për zonat afër Kukësit se çfarë ka ndodhur atje për marijuanën dhe kanabisin dhe mafia është pjesë integrale ose kryesore që sjellë drogën drejt Europës qendrore dhe perëndimore.Jam i frikësuar? Jo pse duhet të jem i frikësuar të kthehem në Shqipëri? Kryeministri Edi Rama ka thënë se është një vend i sigurtë, dhe duke ndjekur fjalët e tij pse duhet të jem i frikësuar të kthehem në Shqipëri. Nëse nuk ka mafia nuk ka probleme.Të vetmit që po luftojnë kundër drogës janë policët e ndershëm, por nuk bësoj që drejuesit e policisë dhe kryetarët e shtetit që po luftojnë.

Përgjimet

Tiede ka komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Vangjush Dako në lidhje me kreun e grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj. Ndërsa Dako thotë se i hap telefonin çdo votuesi, Tiede shprehet se në këtë rast ai ka ofenduar të gjithë votuesit e ndershëm. “Nëse ky është një zgjedhës normal i ofendon të gjithë zgjedhësit e ndershëm shqiptarë. Nuk është roli im ta gjykoj nëse një veprimtari e tillë është kriminale por në Shqipëri mungojnë gjykatat funksionale. Qeveria Rama dhe të tjerë flasin për mua, por unë jam gjëja më e parëndësishme në këtë histori. Këtu s’bëhet fjalë për mua, apo hetues që më japin mua materiale apo gazetarë të tjerë në Shqipëri. Pyetja është kush e qeveris Shqipërinë? Kokaina që vjen nga Durrësi e Vlora pa asnjë problem hyn në Europë. Kjo nuk ndodh nëse policia nuk mbyll një sy, nëse gjykatat nuk mbyll një sy. Këto janë pyetjet që duhet të marrin përgjigje. Unë jam thjesht ai që përcjell lajmin. Këtu në Gjermani liria e shtypit respektohet. Më vjen shumë keq për kolegët e mi në Shqipëri që nuk flasin dot të lirë”.

Kush është gazetari Peter Tiede?

Menjëherë pas publikimit të përgjimeve, gazetari gjerman ka shpërndarë një status në rrjetet sociale. Ai shkroi se përgjimet i siguroi nga policia. “Për shkak se qeveria në Shqipëri mohon kaq dhunshëm se mafia ble vota për ta, disa kaseta për të dëgjuar të marra nga policia. Baroni i drogës që shfaqet këtu u arrestua pak më vonë për trafikimin e heroinës dhe u lirua përsëri, e gjeti depresionin në burg dhe mori një certifikatë siç kërkohej. Të mëdhenjtë duan të konkurrojnë në Shqipëri, ata paguajnë shumë mirë dhe sigurojnë votat. Pyetja e vetme është: mafia manipulon politikën apo e sundon vendin? Përshtypja ime: Ajo është rregullatorja. Si një hetues më tha, “Ne e humbëm luftën, mafia e drogës mori pushtetin tonë”. Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të japin dorëheqjen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar të policisë, kemi marrë materialin. Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri të cilët nuk po heqin dorë”, ka shkruar gazetari gjerman.

Dako: Në telefonatën e përgjuar nuk flet Astrit Avdyli flet me mua

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka folur një ditë pas publikimeve të reja të audio-përgjimeve për dosjen 339. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vangjush Dako mohoi publikisht që në telefonatën e përgjuar, personi me të cilin bisedon nuk është Astrit Avdyli, por një person tjetër, të cilin refuzoi që ta emëronte. “Vetë flet, vetë po përgjigjesh, si Astrit Avdyli. Unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin aty. Gjeje ti me kë jam duke folur. Me Astrit Avdylin nuk jam duke folur, këta ta sfidoj këtu. Nëse është e vërtetë që unë jam duke folur me Astrit Avdyli, kaq di të them. Kjo tregon që një mëndje e hollë e ka manipuluar për të krijuar lidhjen me 5 telefonatat e tjera. Pra, futet Astrit Avdyli, tek të 5-ta është Astrit Avdyli, tek e 6-ta me mua nuk është Astrit Avdyli. Jam duke folur me person tjetër, nuk ta them personin”, u shpreh Vangjush Dako. Por gazetari Blendi Fevziu ndërhyri duke thënë se personi që është vënë në përgjim nga Prokuroria është Astrit Avdyli. Sërish kryebashkiaku Vangjush Dako mohoi që personi me të cilin komunikon të jetë Astrit Avdyli, duke u shprehur se “mund të ketë gabuar Prokuroria”.

Blendi Fevziu: Kur shkuat në Prokurori ju pyetën për këtë telefonatë?

Vangjush Dako: Në Prokurori kam dhënë shpjegimet e mia për 5 orë dhe nuk më kanë pyetur me detaje për telefonatat, por me rrënjë e dhëmballë për të gjitha ato që më kanë kërkuar dhe nuk janë marrë me detaje. Kanë ushtruar kontroll, kanë sekuestruar dosje të gjithë bashkisë që lidhen me aktivitetin e bashkisë në raport me këta dhe janë duke vazhduar hetimet.

Blendi Fevziu: Prokuroria po bën një hetim penal, por ka edhe përgjegjësi morale?

Vangjush Dako: A jemi duke folur për një temë? Mbarojmë këtë dhe vazhdojmë më pas.

Blendi Fevziu: Më thatë s’është Astrit Avdyli, por Prokuroria e ka identifikuar si Astrit Avdyli.

Vangjush Dako: Unë i kam dëgjuar këto nga ju dhe nga mediat nëpërmjet gazetës gjermane.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All