“Pretendimet e opozitës po shqyrtohen”. Është kjo deklarata e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në lidhje me akuzat e opozitës për qeverinë si dhe për krizën ku ndodhet vendi.

Në një intervistë për Euronews diplomati i BE-së thotë se “Megjithatë, këto akuza duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit, prandaj, nëse hetimet  përkthehen në vendime, sigurisht që Bashkimi Evropian do t’i marrë parasysh të gjitha këto”.

Soreca thotë se Shqipëria ka bërë përparime sa i përket reformës në drejtësi, por sipas tij reforma në drejtësi nuk është ajo që mendon opinioni ndërkombëtar kur shikon drejt Shqipërisë.

Sa i përket krizës politike ambasadori i BE-së i bën thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve.

Flash Lajme

Më të lexuarat