Mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama e kanë refuzuar dekretin e firmosur nga presidenti Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, por vendimi i kreut të shtetit ka hyrë në fuqi.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme zhdekretimi i bërë nga presidenti Meta është botuar në Fletoren Zyrtare.

Dekreti me numër 11199, i datës 10.6.2019 që shfuqizon 30 qershorin si datën e zgjedhjeve është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Presidenti Meta sqaroi sot edhe një herë nëpërmjet një deklarate për shtyp se pavarësisht kundërshtisë së shumicës, vendimi për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte i duhuri pasi parandaloi një konflikt civil.

Meta sqaroi se kishte informacione që në protestën e opozitës më 8 qershor do kishte trazira me pasoja për vendin, dhe ky ishte shkaku kryesor për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas konferencës së Metës erdhi edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili me anë të një postimi në Tëitter tha se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”, shkruan Rama në Twitter.

Flash Lajme

Më të lexuarat