Nga 1 mijë persona në Shqipëri vetëm 10 dhurojnë gjak, ndërkohë që nevojat janë për dyfishin e kësaj sasie. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bën thirrje për dhurim vullnetar.

Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë. Moto është për dhurimet vullnetare të gjakut të cilat në vendin tonë janë dy herë më pak se nevojat duke vënë shpesh në vështirësi fëmijët talasemikë.

“Shqipëria ka 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin përsëri, bashkë me miqtë tanë artistë të bëjmë një apel për qytetarët, të dhurojnë gjak”. Pjesë e organizimeve me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut u bë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Flash Lajme

Më të lexuarat