“Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur sot nga gjykata për tre të rinjtë e dyshuar për vrasjen e Argjil Gjokës, kreut të Njësisë Administrative Kotë në Vlorë.

Në burg u lanë Arif Bejtaj 19 vjeç; Jace Bejtaj, 22 vjeç dhe Namik Bejtaj 30 vjeç. Ndërkohë që në kërkim është shtetasi Mersin Bejtaj 32 vjeç.

Shtetasit e lartpërmendur akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj”, bëri me dije policia ditën e arrestimit të tyre.

Flash Lajme

Më të lexuarat