Një tjetër person është arrestuar nga policia lidhur me grabitjen spektakolare në pistën e Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

Paraprakisht mësohet se në pranga ka rënë një person, që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga aeroporti me paratë e grabitura.

Kujtojmë që deri më tani lidhur me ngjarjen janë arrestuar shtetasit Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.

Flash Lajme

Më të lexuarat