Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka përshëndetur nga makina me të cilën po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, protestuesit e “Unazës së Re”. Nga shenja “OK” që  ka bërë me gisht, ai tregon se solidarizohet me banorët, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Re”.

Ish-lideri i PS, duket se ndan një qëndrim të ndryshëm nga kreu i PS sot, lidhur me këtë çështje. Fatos Nano është cilësuar si lideri historik i të majtës shqiptare. Nano do të mbahet mend për krijimin e institucionit të “dorëheqjes”, pasi mbas humbjes së zgjedhjeve të korrikut 2005, Nano u largua nga jeta politike. Në disa raste ka qene prezentë në Parlamentin e Shqipërisë. Tentoi dy herë të kandidonte për postin e Presidentit të Republikës, por nuk arriti që të fitonte.

Flash Lajme

Më të lexuarat