Anëtarët e PS-së të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i janë përgjigjur kërkesave të bashkive të djathta, të cilat kërkojnë lirimin e ambienteve ku janë ngritur KZAZ-të.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit.

Por kjo deklarat♪7 është cilësuar nga kryetari i KQZ-së si qëndrim i shumicës në KQZ, jo qëndrim i gjithë komisionit.

Hoxhaj: KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga ligji 139, 2015 për vetëqeverisjen vendore. KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor datë 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencën dhe të drejtën e KQZ dhe të KZAZ, pjesë e administratës së KZAZ, në ushtrimin e funksioneve të parashikuara nga  kodi zgjedhor dhe legjislacionit zgjedhor.

Zedhenesja e KQZ tha se kush cënon procesin zgjedhor do të ndëshkohet.

Hoxhaj: Veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi).

Duke kërkuar mos ndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehim besimin për angazhimin në përputhje me misionin e vetëqeverisjes vendore për të siguruar qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të  sanksionuara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.

Flash Lajme

Më të lexuarat