Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës.

Ristani është paraqitur për t’u marrë në pyetje për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm duhet të ishte paraqitur ditën e djeshme në orën 09.30, pas thirrjes që i ishte dërgua pak ditë më parë, por kreu i PD dhe Ilir Dervishi vendosën të mos i përgjigjeshin.

Mësohet se Ristani është paraqitur në ambientet e organit të akuzës në mënyrë vullnetare dhe do t’ju japë përgjigje pyetjeve të prokurorëve Gjergji tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj.

Ndërsa Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar policisë që një ditë para datës 21 qershor, ditën e protestës së nëntë kombëtare të opozitës, të bëjë shoqërimin e detyrueshëm për kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në këtë mënyrë, kreu i opozitës ka edhe 3 ditë kohë që të paraqitet pranë organit të akuzës, e të dëshmojë në cilësinë e të pandehurit. Lulzim Basha pritej të paraqitej në prokurori dje, ku do të pyetej lidhur me kontratat e lobimit rus, por nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se prokuroria nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Revista amerikane “Mother Jones” e cila ishte burimi i akuzave kundër PD dhe Bashës për lobim rus, e ka përcjelle me shpejtësi lajmin e thirrjes së Lulzim Bashës në Prokurori, duke theksuar që në titullin e artikullit se kjo lëvizje pason raportimet e revistës se njohur investigative. “Prokurorët shqiptar, njoftuan se kanë në plan të ngrënë akuza penale kundër Bashës, lidhur me pagesat prej më shume së 600,000 dollarë, që Partia e tij thuhet t’i ketë bërë në 2017-ën një lobisti republikan në Uashington”. “Ky hap hidhet më shumë se një vit e gjysmë nga raporti i Mother Jones se një kompani-guaskë me bazë në Skoci “Biniatta Trade LP”, e lidhur me disa shtetas misteriozë rusë, kishte mbështetur këtë përpjekje lobimi në Shtetet e Bashkuara”, thekson revista.

Flash Lajme

Më të lexuarat