Situata tensionohet në Shkodër, ku kanë nisur konfliktet dhe konfrontimet mes protestuesve dhe policisë në shkollën “Shejnza Juka”, ku kjo e fundit shërben si KZAZ.

Ndërsa, aty tashmë kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfaqësues të PD dhe bashkisë kanë tentuar të futen në ambientet e brendshme të shkollës.

Kjo gjë ka shkaktuar tension te mbështetësit e PD ndërsa i kanë vënë flakën njërës prej klasave ku ndodheshin materialet zgjedhore.

Mbërritja e forcave të FNSH ka tërhequr pas përfaqësuesit e opozitës të cilët ndodhen në derën kryesore. Materialet zgjedhore janë të paprekura deri më tani.

Flash Lajme

Më të lexuarat