Edhe në KZAZ në Berat, paraqitet situatë e tensionuar. Pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë për lirimin e ambienteve në zbatim të dekretit të presidentit të Republikës, mbështetësit e opozitës janë revoltuar.

Ndërsa, raportimet bëjnë me dije se policia e Beratit, e bërë gardh pranë KZAZ, ka penguar përfaqësues e mbështetës të opozitës të hyjnë në ambientet e KZAZ –së .

Përplasje janë shënuar ndërsa mbështetës të opozitës kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ambienteve të KZAZ nr. 64, e cila ndodhet brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Berat. Në krye të protestuesve është i dërguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Beratit dhe njëkohësisht anëtar i kryesisë së PDHS-së, Eno Bozdo. Në mbështetje të forcave të Rendit, në Berat kanë zbarkuar edhe punonjës të FNSH.

Flash Lajme

Më të lexuarat