Prej rreth 48 orësh, Bardh Spahia po mbahet në izolim të plotë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës si një kriminel me rrezikshmëri të lartë.

Me urdhër politik, policia nuk lejon familjen që t’i japë asgjë ish deputetit të PD, i ndalur me urdhër të paligjshëm nga Policia e Tiranës, ndërkohë që po shkonte të përballej me numrin 2 të PS-së, Taulant Balla në një emision televiziv.

Familjarët e Bardh Spahisë thonë se policët kanë urdhër që të ndalojnë çdo ushqim, veshmbathje, sende personale, deri tek furça dhe pasta e dhëmbëve, duke treguar qartë se ky trajtim prej armiku është hakmarrje e ulët politike.

Bardh Spahia u ndalua për shkak se ai kërkoi zbatimin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All