Ambasada amerikane dha këshillën e radhës sot për qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza amerikane.

“Do të udhëtoni në SHBA për pushime këtë verë? Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike.

Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen.”

Ambasada ka hapur bashkëbisedimin me qytetarët sot në facebook: “Keni pyetje për çfarë është e lejuar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike? Pyesni” thuhet në vijim.

Flash Lajme

Më të lexuarat