Numri dy i qeverise italiane, Mateo Salvini, njëherësh ministri i Brendshëm, gjatë një komunikim me gazetaret ka folur edhe për situatën në vendin tonë. Teksa i referohet situatës parazgjedhore, kryeministri është i vendosur për 30 qershorin, ndërkohë që presidenti e ka anuluar me dekret këtë datë, Salvini thotë se ka folur me presidentin Meta, ndërkohë që thekson se po kërkon të flasë me palët për të evituar atë që ai e cilëson konflikt që mund të shkojë në përplasje civile.

Ja çfarë thotë ai: 

Kam biseduar edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, pasi të dielën Shqipëria rrezikon shumë, sepse është një konflikt që mund të shkojë në një përplasje civile, siç është parë edhe në javët e fundit. Janë duke u mbajtur zgjedhje vendore nga ana e kryeministrit, por qe janë anuluar nga presidenti i Republikës. Ndërkohë janë tërhequr partitë e opozitës dhe në zgjedhje merr pjesë vetëm Partia Socialiste që është në qeveri. Jam duke kërkuar që të komunikoj me të gjitha palët, për të evituar një përplasje, sepse Shqipëria është partnere kulturore, ekonomike, komerciale me Italianë, por jo vetëm. Duhet të kujtojmë njerëzit që emigrojnë dhe këtu duhet që të kujtojmë skenat e viteve ’90 dhe nuk do doja që të ktheheshin, pasi kemi mjaft probleme me te tjerë, dhe nuk do donim që të shkonim në fronte të tjera.

Flash Lajme

Më të lexuarat