Prokurimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë do të rregullohen me një ligj të veçantë, që është nxjerrë për konsultim nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas relacionit shoqërues,  ligji aktual “Për Prokurimin Publik” nuk mbulon tërësisht spektrin e prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndërkohë që,  miratimi i tij sipas këtij dikasteri është një domosdoshmëri  për shkak të  problematikave të hasura deri më tani, që lidhen kryesisht  me procedurat kombëtare jo të koordinuara, të cilat janë të pakënaqshme në aspektin e transparencës dhe kufizojnë hapjen e tregut për konkurrencën.

Sipas Ministrisë, autoritetet e prokurimit duhet të sigurohen që çdo hollësi teknike e pajisjes që ata dëshirojnë të sigurojë është i përshtatshëm në arkitekturën e përgjithshme dhe në çdo nivel. Qëllimi i projektligjit të nxjerrë për diskutim është përcaktimi i rregullave për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë së institucioneve shtetërore të mbrojtjes e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe respektimi i disa  parimeve që lidhen me rritjen e eficencës dhe efikasitetin në procedurat e prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, apo garantimi i sigurisë së informacionit të klasifikuar për prokurimet e punëve, mallrave, furnizimeve dhe të shërbimeve në këtë fushë. /SCAN

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All