Pas mbarimit të provimeve të maturës, nxënësit duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në universitet, në një nga 10 degët e studimit që ata kanë përzgjedhur. Për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë, maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës shqiptare nga data 27 qershor deri më 25 korrik.

Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve” . Portali U-albania nuk do të pranoje aplikime nga maturantët, të cilët s’plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit.

Pas përllogaritjes së pikëve për çdo konkurrent ,universitetet afishojnë në ambientet e tyre dhe faqet zyrtare listat e renditjes. Në datat 2 deri 15 shtator, kush është shpallur fitues paraqet në sekretaritë mësimore të fakulteteve dokumentacionin përkatës dhe regjistrohet. Në Republikën e Shqipërisë janë 37 universitete gjithsej, nga këto 12 publike dhe 25 private. Ato do t’i hapin dyert në mes të muajit tetor.

Procedura e aplikimit

Sa i takon proceduarve të aplikimit për këtë raund, thuhet se pas pagesës së tarifës, maturantët mund të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit. Në datat 2 deri 15 shtator 2019 (7 faza 48-orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11; 12-13 dhe 14-15), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet”, sqaron urdhri. Më tej shton se në datën 10 gusht 2019, të gjitha IAL të zhvillojnë konkurse/testime pranimi, afishojnë në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare elektronike përkatëse, listat e aplikantëve. Në periudhën 12-23 gusht 2019 do të zhvillohen konkurset e pranimit”, sqaron urdhri.

Raundi i dytë

Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Sa i takon procedurave të aplikimit, si fillim ata duhet të çregjistrohen nga raundi i parë dhe të kryejnë pagesën. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U-Albania.

Raundi i tretë

Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

Flash Lajme

Më të lexuarat