Një tjetër incident është shënuar ditën e sotme në KZAZ-së numër dy në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar derën e KZAZ e cila ndodhet në Pallatin e Sportit të këtij qyteti.

Dyshohet se personat të cilët ka shkatërruar derën e KZAZ në Shkodër janë mbështetës të Partisë Socialiste. Ata kanë goditur me mjete të forta derën kryesore dhe janë larguar.

Sipas të dhënave të para autorët janë larguar me tre makina. Ata janë përplasur me policinë Bashkiake dhe policinë e Shtetit.

Pasi kanë shkatërruar derën, autorët kanë marrë materialet zgjedhore dhe janë larguar me shpejtësi.

Kjo godinë mbahej e mbyllur për shkak se është në pronësi të bashkisë së Shkodrës, policia bashkiake dhe mbështetësit e opozitës arritën të hynin me forcë brenda, në përplasjet e ndodhura pak ditë më parë.

Ky incident vjen një ditë pas dhunës e përleshjeve në KZAZ nr.6 në Bushat, të vendosur në shkollën “Ndre Mjeda”./ Opinion.al E.Xh.

Flash Lajme

Më të lexuarat