Një foto e postuar nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, krah një zonjë për të cilën thotë se është kryetarja e forumit të gruas së LSI në Kavajë e që do të votojë PS-në më 30 qershor, ka nxitur debat mes palëve.

Kreu i LRI-së në degën e Kavajës, Baki Dervishi, thotë se zonja në fjalë nuk është pjesë e strukturave të LSI-së. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se LSI-ja në Kavajë, nuk blihet e as nuk shitet. ”Nuk ke faj tigër, pas degjenerimit që të bënë ish-drejtuesit e PS-së në Kavajë, do bësh lajm që po merresh me fushatë dhe e ke ti situatën në dorë tani, shko përdor ato që ke nën urdhëra e jo gratë e Kavajës”,-shkruan Dervishi.

Postimi i plotë

Tigri mendon se është në pyllë! Tigër zbrit me këmbë në tokë, nuk je në pyllë je në qytetin e demokracisë, Kavajën e ajo zonjë nuk ka lidhje me stukturat e LSI-së.

Nuk ke faj Tigër, pas degjenerimit që të bënë ish-drejtuesit e PS-së në Kavajë, do bësh lajm që po merresh me fushatë dhe e ke ti situatën në dorë tani, shko përdor ato që ke nën urdhëra e jo gratë e Kavajës.

Tigri për ta mbyllur që mos të më ngeli peng, LSI Kavajë nuk blihet as nuk shitet, servilat i keni ju tani mbajini e përdorini, njëher nxirrini si të LSI njëher si ndonjë parti tjetër. Nejse rëndësi ka që Kavajën se fitoni sepse qytetarët nuk ju duan, fli i qetë tani.

Flash Lajme

Më të lexuarat