Ambasadori i Austrisë në tiranë Johann Sattler, ka kërkuar reflektim nga politikanët shqiptarë.

Përmes një statusi në Twitter, Sattler shkruan se konflikti politik duhet të marrë fund pasi edhe në 1 korrik njerëzit do të jenë po të njëjtët.

Por përkeqësimi i situatës ndikon tek e ardhmja e fëmijëve shqiptarë të cilët mund të zgjedhin të largohen për një të ardhme më të mirë.

“Koha që Shqipëria të bëjë një hap prapa dhe të reflektojë. Politikanët duhet të mos gërmojnë më pasi 1 korriku do të vijë dhe fqinjët + kundërshtarët politikë do të jenë të njëjtët. Por fëmijët tuaj mund të jenë larguar për një të ardhme më të mirë #EuropeanAlbania” shkruan Sattler në Twitter.

Time in #Albania to take a step back and reflect. Politicians need to stop digging, as there will be July 1st, and neighbours + political opponents will still be the same. But your kids might be gone, looking for a better future. #EuropeanAlbania

— Johann Sattler (@josattler) June 28, 2019

Flash Lajme

Më të lexuarat