Në një konferencë për shtyp, vëzhguesit e zgjedhjeve vendore në tiranë do të paraqesin gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Ndërkohë, në fjalën e saj shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Pjesë nga fjala e mbajtur

Ne kemi mbërritur këtu si mision më 23 maj dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afat gjatë, 13 prej tyre dhe vëzhguesit afat shkurtër. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor, se ajo që ndodh para zgjedhjeve është po aq e rëndësishme se çfarë ndodh ditën e zgjedhjeve, dhe më pas tyre. Ne jemi këtu pa axhenda të fshehta dhe ide të paracaktuara. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe lemë faktet të flasin për veten.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e elektoratit.

Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, qeveria e vendosur të mbaj këto zgjedhje pa opozitën

Në këtë klimë të një ngërçi politik, dhe polarizimi politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale të zgjedhin. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike. Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar dhe të polarizuar politik.

Lajmi në përditësim…

Flash Lajme

Më të lexuarat