Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar në lidhje me raportin paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore.

Bylykbashi tha se ODIHR iu komunikoj shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje.

Sipas ish-deputetit kjo ishte deklarata më e ashpër në 28 vjet e OSBE/ODIHR

“OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë.

Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Bylykbashi.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All