Gazetari Erl Murati i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se kriza politike shqiptare, parë në këndvështimin e tij nuk do të ketë një zgjidhje të afërt.

Kjo për shkak se palët politike janë të pasinqerta.

Erl MuratiBasha gjatë gjithë këtyre muajve thotë të largohet Rama të japi dorëheqjen dhe më pas ne t’i hapim rrugën ndryshimit të sistemit dhe reformës kushtetuese.
Reforma kushtetuese kërkon 2/3 e votave 94 vota, me kë do ta bësh?

Kur i thua kundërshtarit tënd largohu të krijojmë një qeveri tranzitore, ti kërkon të largohet Rama pa një proces zgjedhor, një lloj pushteti në tavolinë.
Pra paralelisht me largimin nuk mund të kërkosh reformë kushtetuese.

Unë besoj se të dyja palët janë të pasinqertë dhe kriza politike nuk ka zgjidhje të afërt. Sepse ulja në tavolinë e të dyve do të ishte një lloj dështimi më shumë për zotin Rama, sesa për zotin Basha, i cili ka bërë kërkesa maksimaliste. Një ulje e tij në tryezë për të folur për Kodin Zgjedhor do të perceptohej si tradhëti.” 

Flash Lajme

Më të lexuarat