Deklaratat e kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta nga selia e Presidencës kanë bërë jehonë ndërkombëtare. Mes medieve që kanë shkruar për deklaratat e Metës për komplot ndërkombëtar me të cilat ai akuzon Xhorxh Sorosin  ka qenë edhe “Fox News”.

“Presidenti shqiptar akuzoi Xhorxh Soros se ka qenë i përfshirë me zgjedhjet të cilat ai i quan farsë, pjesë e një komploti për të kapur të gjitha hallkat e shtetit shqiptar. ‘Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar, Xhorxh Soros.

Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban ‘kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton edhe kundër demokracisë’, citon Fox News presidentin Meta.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta doli sot me një propozim të ri për zgjidhjen e krizës, pas vendimit për t’i zhdekretuar ato. Meta propozoi që në 13 tetor të realizohen zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për President, tek të cilat do të kandidojë sërish.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All