Valbona Beshi,

Valbona Beshi, një ish-specialiste e Hipotekës së Devollit, e vënë nën akuzë nga prokuroria e Korçës për korrupsion, ka arritur të marë pafajësinë në gjykatën e këtij qyteti.

Vendimi i pafajësisë është dhënë sot nga gjyqtarja, Flojera Davidhi, e cila ka konstatuar se rasti në fjalë nuk hynte në çështjet e karakterit penal, e për pasojë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e Beshit, duke vendosur të deklarojë të pafajshme ish-zyrtaren e hipotekës. Gjatë seancës gjyqësore mësohet se Beshi është përlotur para trupit gjykues.

Rasti korruptiv, fillimisht është ndjekur dhe denoncuar nga emisioni “Fiks-Fare”, ku pas publikimit të materialit filmik, ku Valbona Beshi, i merte një qytetari një sasi prej 200 mijë lekësh, çështjen e ka marë në dorë prokuroria e Korçës. Kanë mjaftuar disa muaj hetime nga prokuroria e Korçës, dhe prokurori i çështjes Gentian Stoja, ka proceduar me dërgimin e materialit hetimor në gjykatë, ku e pandehur është marë Valbona Beshi, ish-specialiste hartografie në hipotekën e Devollit.

Beshi ka hyrë në këtë gjykim me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Prokurori Stoja i kërkoi trupit gjykues dënimin e Beshit, me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit, masë dënimi kjo që sipas prokurorit të konvertohej në shërbim prove. Por pas tërheqjes së trupit gjykues, gjyqtarja Flojera Davidhi, ka vendosur të deklarojë të pafajshme. Pritet që ky vendim të apelohet shumë shpejt në Gjykatën e Apelit në Korçë, ku do kërkohet dënimi me 2 vite burgim për Valbona Beshin. /shqiptarja.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All