Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesditës së sotme në Kavajë, ku si pasojë se një përplasje me armë zjarri mes dy grupeve ka mbetur i vrarë një kalimtar dhe dyshohet se janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Përplasja mes dy grupeve se ka nisur në një zonë tjetër të Kavajës, por ka përfunduar me një viktimë në lagjen numër 4 të këtij qyteti.

Nga raportimet e deri të tanishme, mësohet se dy grupe të rinjsh janë përplasur me armë zjarri dhe fatkeqësisht ka mbetur i vrarë një kalimtar, i cili nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu janë plagosur edhe 4 persona të tjerë, të cilët dyshohen të kenë qenë pjesë e sherrit. Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësi dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat 4 persona, mes të cilëve besohet se është edhe autori i vrasjes së kalimtarit.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por nga informacionet paraprake bëhet me dije se ai është një 50-vjeçar.

12.46-Vrasje me armë zjarri në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kavajë, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Deri më tani bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të këtij qyteti dhe dyshohet se viktima të jetë një 50-vjeçar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat