Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për përplasjen me armë zjarri në Kavajë, ku një kalimtar ka mbetur i vdekur dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.

Alibeaj thotë se “një qytetar u vra sot në Kavajë, sepse krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij”.

“Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë buke. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët. Krimi nuk e ka më frikë Qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve tëRamazan Hasalliut. Shërim të shpejtë të plagosurve”, thotë Alibeaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat