Një person që udhëtonte me motor është aksidentuar rëndë sot në Bulqizë.

Mësohet se 32-vjeçari që udhëtonte nga Bulqiza në drejtim të Shupenzës ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat metalike anësore.

Raportohet se shtetasi, i identifikuar si Sulejman Llani ka marrë fraktura të rënda në kokë si pasojë e përplasjes me barrierat metalike.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës e më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë. Mos vendosja i skafandrës ka sjellë dëmtimet në kokë.