Një aksident rrugor është shënuar pa çaste më parë në aksin Shëngjin-Lezhë. Sakaq, si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk ka detaje për identitetin e të plagosurve. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Flash Lajme

Më të lexuarat