Prej dy ditësh redaksia e “Koha Jone” është vendosur nën shenjëstren e pushtetit. Natyrisht nuk arrestojnë dot, por po shkatërrojnë gjithçka në redaksi duke krijuar lidhje fazë-fazë në kabinën elektrike të zonës dhe vetëm për Koha Jone.

Nga kolpet eletrike duke shkuar edhe në 350 deri 400 volt OSHEE, me sa duket me porosi të kryeministrit, si dhe duke e përsëritur disa herë me një elektricist në kabinë vetëm në linjë fizike të “Koha Jone” kanë djegur UPS, kompjuterat, printerat, skaner dhe serverin e krejt gazetës, duke rrezikuar botimin e gazetës.

Ky veprim është makabritet modern i kësaj qeverie, si dikur kur vepronte pushteti i kaluar me djegie. Atëhere djegie redakise, kurse sot djegie punës në redaksi.

Redaksia e “Koha Jone”

Flash Lajme

Më të lexuarat