Forcat RENEA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, një ditë pas 30 qershorit kanë realizuar një aksion në qytetin e Elbasanit.

Duke iu referuar informacioneve paraprake mësohet se kanë zbuluar një magazinë me vendodhje në Papër-Elbasan, në të cilën ndodheshin arsenal armësh të sofistikuara.

Ndërkaq, këto armë dyshohen se janë përdorur edhe në krimet e mëparshme, por kjo çështje ende mbetet nën hetim e sipër dhe ende nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit.

Magazina në Papër të Elbasanit, mbante armët të cilat dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal i cili vepron në këtë zonë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë intensivisht për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, shenja të cilat do ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe strukturave hetuese për zbardhjen e krimeve të shënuara në qytetin e Elbasanit.

Flash Lajme

Më të lexuarat