Tentativa për të vënë në zbatim urdhërin e drejtorit të departamentit për Sigurinë Publike dhe Zhurmave në lokale ka përplasur policinë me 3 të rinj në Kamëz.

Siç bën me dije Policia në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit kishin marrë një telefonatë për zhurmë në një lokal.

Menjëherë aty është paraqitur Patrulla e Përgjithshme e Policisë, për të mbyllur lokalin.

Tre të rinjtë, arrestimi i të cilëve u bëi mundur sot, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t’i penguar në kryerjen e detyrës.

Të arrestuarit janë:

E. K., 24 vjeç,  banues në Kamëz

F. T., 23 vjeç,  banues në Kamëz

A. H., 29 vjeç,  banues në Kamëz

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat