Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në një plazh privat në Sarandë.

Dy pushues raportohet të jenë përleshur me thika me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre, i paidentifikuar,  në konflikt e sipër këlluar tre herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40 vjeç.

Ky i fundit raportohet të jetë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave, dhe arrestimin e autorit.

Flash Lajme

Më të lexuarat