Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, i dënuar me burgim të përjetshëm në pranga ka rënë , Ermir Dervishi, i njohur si ‘miku i bandës së Durrësit’.

Ky i fundit ka vrarë në vitin 1998, Gentian Duron në Itali.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i policisë: 

Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat